AKTUALITET, 1 Gusht 2018, 17:17

Trafiku i drogës, kapet në Gjirokastër një shtetas nga Venezuela

Trafiku i drogës, kapet në Gjirokastër një shtetas nga

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona si të dyshuar në kultivimin dhe trafikun e drogës. Një prej tyre është nga Venezuela. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, policia thotë se vuri në pranga shtetasit V.M.,dhe A. M., vjeç 31 e 30, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë dhe Venezuelë. Nuk jepen më shumë detaje rreth aktivitetit kriminal të këtyre dy personave, ndërsa çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Gjirokastrës.