AKTUALITET, 13 Janar 2018, 19:47

Basha i bën thirrje Edi Ramës: Koha jote ka mbaruar!

Kryetari i Partisë Demokratike, pas takimit në Vlorë, me anë të një statusi në Facebook, i kujton Kryeministrit Edi Rama se, “koha e tij ka mbaruar”. Statusi i Bashës: Vlora ka një mesazh të qartë për Edi Ramën: Më #27janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës, në mes të Tiranës. Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit. Banditët e kane vendin në burg, jo në qeveri!