TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ju nuk duhet të bazoheni te fjala jonë për këtë. Kur i kemi shkruar Departamentit të Mbrojtjes këtë vjeshtë për ta pyetur rreth rreziqeve që do të sillte një sulm ushtarak në Korenë e Veriut, ata na thanë se një pushtim terreni do të ishte i nevojshëm për të shkatërruar vendet bërthamore të Kim Jong Un-it të Koresë së Veriut dhe vuri në dukje se 25 milionë banorë të Seulit ishin brenda zonës së artilerisë së Koresë së Veriut, dhe raketave balistike. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo Shërbimi Kërkimor i Kongresit të SHBA kohët e fundit vlerësoi se 300, 000 njerëz do të vriteshin ditët e para të luftimeve.
Çdo përpjekje për të shkatërruar atë arsenal do ta paraqiste atë me një skenar klasik “përdore ose e humbe”, me gjasa që të përfundojë në një shkëmbim bërthamor. Nga ana tjetër, Kim mund të zgjidhte të reagonte nëpërmjet mijëra raketave dhe topash artilerie, duke vrarë dhjetëra ose qindra mijëra civilë amerikanë, japonezë dhe koreano jugorë, përfshirë edhe personelin ushtarak. Në çfarëdolloj skenari, humbet edhe nëse fiton në kuptimin ushtarak.
Ashtu si në të gjitha fushatat për parandalimin e një shpërthimi bërthamor, e vetmja mënyrë për të fituar vërtet nuk është të luash me të gjitha fushatat e parandalimit bërthamor, e vetmja mënyrë është në fakt të mos luash.
Luttwak përmend ngritjen e stacioneve të metrosë si një mënyrë për të mbrojtur qytetarët e Seulit. Pa marrë parasysh se asnjë masë përforcimi nuk mund të parandalojë shkatërrimin e qytetit. Kurrë mos harroni që koreano-jugorët do të bashkoheshin në ato strehëza të improvizuara nga mijëra shtetas amerikanë dhe shtetas të vendeve të treta që jetonin në Seul. Pa marrë parasysh se Jugu do të ishte nën presion të madh për të përshkallëzuar në orët e para të një shkëmbimi konvencional.
Për më tepër, çdo përshkallëzim mund të, dhe ndoshta do të provokojë një reagim nga Kina. Paqja në Gadishullin Korean dhe ruajtja e një lidhjeje ndërmjet vetes dhe një aleati bërthamor të SHBA-ve mbeten të rëndësishme për qeverinë kineze dhe ne nuk do të tregoheshim të mençur për të vënë bast kundër zbatimit të këtyre interesave nga ana e Kinës.
Në vend që të mendojmë për sulme ushtarake, duhet të pranojmë se opsionet jo-ushtarake për Korenë e Veriut janë reale dhe që funksionojnë. Koreja e Jugut tashmë ka thyer politikën e rrezikshme të presidentit Donald Trump në interes të negociatave mbi Olimpiadën Dimërore në Pajongçang. Kjo rrugë, e shmangies së konflikteve duhet të ndiqet në masën më të plotë të mundshme.
Duke ecur përpara, ne duhet të mbështesim dhe fuqizojmë oficerët e shërbimeve të huaja të SHBA-së dhe nëpunësit civilë të cilët po punojnë për të “shtrënguar” paratë, naftën dhe kontrabandën e regjimit të Kim. Ne duhet të identifikojmë dhe çnderojmë bankat kineze që pastrojnë paratë për elitat e Koresë së Veriut, i cilësojnë ato si shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe i heqin ato nga sistemi financiar botëror. Dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të ndarë Korenë e Veriut nga një Kinë që gjithnjë e më shumë e sheh regjimin e Kim si dëmtues ndaj ambicieve të saj.
Më e rëndësishmja, ne duhet të përforcojmë mbrojtjen e aleatëve tanë aziatikë ndërsa punojmë për të ndërtuar një front global të unifikuar kundër regjimit të Kim. Sanksionet janë efektive vetëm në masën që ato zbatohen dhe ky lloj veprimi i koordinuar ndërkombëtar kërkon një mendjemprehtësi të vërtetë diplomatike, diçka që administrata Trump nuk ka për të treguar.
Në fund të fundit, qindra mijëra njerëz do të vdesin brenda ditëve të një sulmi të SHBA-së ndaj Koresë së Veriut dhe miliona të tjera mund të humbasin në luftën që do të pasojë në mënyrë të pashmangshme. Presidenti Trump i detyrohet aleatëve tanë në rajon dhe trupave tanë në terren të adoptojë një qasje më të mençur dhe më të kujdesshme.
Burimi: Foreign Policy/tvklan/
Kontestimi i shoqatave, FSHF-ja: Janë të ligjshme, nuk janë “fantazma”
Zheji: Basha bëri pakt me Ramën për të marrë 13 milionë eurot e pallatit
Plas “bomba” në futbollin italian: Blerja e Milanit u përdor për të ricikluar paratë
Rama tallet me gjatësinë e Braçes: Shpëtuam kalamajtë e vegjël si Erion Braçe!
A mundet Apple të na shpëtojë nga vetja jonë?
Shpërthimi në Shkodër ndodhi gjatë momentit kur drejtori i policisë po mbante fjalimin
Jo vetëm kërcënime bërthamore. Koreja e Veriut, gati një ushtri vajzash për Olimpiadën dimërore
Durrës/"Benz"-i me impiant gazi merr flakë para karburantit, bllokohet qarkullimi
Fier/ Maskat i vjedhin në shtëpi 10 mijë euro
Manjani, për kandidaturën e Finos: Rilindja po ruan zgjedhjet në FSHF nga ndikimi rus...
Kryemadhi: Po të jetë për ta rrahur Ramën, ka plot socialistë që duan ta bëjnë këtë...
Ja kush janë 18 deputetët "memecë" të Parlamentit, që nuk kanë folur asnjëherë (emrat)
Basha nga Vlora, mesazh të qartë Edi Ramës: Më 27 janar do ta dëgjosh...
Dëshmitarët tregojnë tmerrin e shpërthimit: Të plagosurin e morën zvarrë...
Shpërthimi në Shkodër/ Policia jep detajet: Pronari po hipte në makinë, kur
Balla sulm të hapur kundër Avokates së Popullit: Ka punuar kundër interesave të Shqipërisë
E rëndë në Shkodër, mbytet në lumin Kir një fëmijë 3 vjeç
Vasili kundër Finos në krye të FSHF-së: Futbolli i rrezikuar nga Rama
Rama në 105 vjetorin e policisë: Korrupsioni nuk luftohet me këta gjyqtarë e prokurorë
105 vjetori i Policisë së Shtetit, Xhafa: Vettingu do të pastrojë punonjësit e korruptuar