TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi i Korabit, afro 24 orë pas publikimit të lajmit se kishin propozuar Dukën për president të FSHF-së, ka reaguar duke e mohuar këtë. Administratori Fehmi Mziu ka thënë për “Panorama Sport” se nuk ka pasur një depozitim zyrtar. “Është Bashkia ajo që vendos për votën dhe ne deri tani…
Klubi i Korabit, afro 24 orë pas publikimit të lajmit se kishin propozuar Dukën për president të FSHF-së, ka reaguar duke e mohuar këtë. Administratori Fehmi Mziu ka thënë për “Panorama Sport” se nuk ka pasur një depozitim zyrtar.
“Është Bashkia ajo që vendos për votën dhe ne deri tani ende nuk kemi marrë një vendim zyrtar si klub”, deklaroi Mziu! Ndërkaq, burime pranë FSHF bëjnë me dije se ka qenë pikërisht Korabi ai që ka depozituar propozimin e parë për Dukën!
Nuk përjashtohet mundësia që ndaj Mziut të ketë pasur vërejtje nga kreu i bashkisë së Dibrës, që i përket Partisë Socialiste!