AKTUALITET, 13 Janar 2018, 15:40

Kryemadhi: Po të jetë për ta rrahur Ramën, ka plot socialistë që duan ta bëjnë këtë...

Kryemadhi: Po të jetë për ta rrahur Ramën, ka plot
Kyetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, duke ftuar shqiptarët në protesten e 27 janarit, ka përsëritur nga Vlora edhe sot akuza të forta ndaj Edi Ramës. "Kemi një situatë me vërtet problematike dhe kjo është ajo që na shtyn edhe më shumë për tu ngritur dhe për të protestuar. Për të protestuar në protesta paqësore ska nevojë as për të qenë të dhunshëm, as për të kërcënuar Edi Ramën se po të jetë për ta kërcenuar e për ta rrahur ka sa të duash që e rrahin brenda në Parlament nga Socialistët e vet, por për ti treguar që shqiptarët janë me shumicë kundër tij"- tha ajo gjate takimit me strukturat e LSI ne Vlore.

Sipas Kryemadhit, edhe pse ai kërkon ti nënshtrojë dhe ti frikësojë dolën dje banorët e Torovicës, ai i kapi i futi vetëm e vetëm që mos ti prishej imazhi i tij. "Pra, zhduku dekorin lëvizës ashtu i quan njerëzit ai, dekor lëvizës ndërsa fasadat e tij janë dekori i jetës së tij të përditshme. Pra është një njëri i cili kërkon të bëjë çdo gjë sipas dëshirës së vet", tha kryetarja e LSI-së.