AKTUALITET, 13 Janar 2018, 18:24

Lëvizjet e bujshme në Prokurori, Sollaku: Ja ku gaboi Arta Marku

Lëvizjet e bujshme në Prokurori, Sollaku: Ja ku gaboi Arta Marku

Ish-kryeprokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku i ftuar në emisioni “Kjo Javë” në News24 foli për lëvizjet e bujshme që ka bërë prokurorja e përgjithshme Arta Marku.

Sipas Sollakut lëvizjet e bëra nuk është se kanë qënë ndonjë hata dhe se nuk sjellin ndonjë impakt të madh. Ish-kryeprokurori tha se lëvizjet kanë qënë të duhura përveç lëvizjes së Rovena Gashit dhe drejtuesin e prokurorisë së Durrësit Agron Gjanën.

Sollaku e quan këtë vendim të Arta Markut si kapërcim të ligjit. “Vetëm nëse ka pasur probleme me mënyrën se si e kanë bërë detyrën, atëherë mund të shkarkoheshin”- është shprehur Sollaku.

Ish-kryeprokurori tha se Marku ka vepruar me nxitim.