TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në Syri TV, në emisionin Çim Peka LIVE, kryetari i PD, Lulzim Basha, është shprehur se, votimet e 30 qershorit nuk mund të konsiderohen zgjedhje.
“Në 30 qershor nuk ka patur zgjedhje as në kuptimin politik, as në kuptimin kushtetues dhe as për qytetarët që e bojkotuan 85%”, deklaroi Basha.
Sipas tij, mazhoranca ka patur një skenar për ditën e votimeve: të shkaktonte viktima mes qytetarëve.
“Shumë qytetarë e kanë parë. Dislokoi në ditën e zgjedhjeve një skenar krimi për të shkaktuar viktima. U bënë pjesë kriminelë, oficerë policie për të kthyer çdo protestë qytetare në qendrat e votimit në përplasje civile”, deklaroi kreu i PD-së.