TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec.
Raportohet se një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa shoferi dhe një pasagjeri kanë mbetur të plagosur. Policia e Korçës njofton se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të shumta.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësie tej normave të lejuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.