TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa tha se ligji i ri për fiskalizimin dixhital nuk ka asgjë të mirë për biznesin.
Në Facebook, Hasa shkruan se “ky ligj është i mirë vetëm për Edi Ramën dhe këshilltarin e tij kroat, Zoran Milanoviç, që janë përfituesit direkt të monopolit të ri miliona euro në kurriz të 150 mijë bizneseve në vend”.
Sipas tij, ky ligj ka qëllim vetëm zhvatjen e biznesit, ndërsa ka renditur edhe 7 arsye se pse “biznesi thërret Rama ik”.
Postimi i plotë:
Krahas dhunës policore e tatimore për bizneset që akoma nuk kanë falimentuar nga taksat e larta, gjobat dhe arbitrariteti shtetëror, propaganda e qeverisë po përpiqet të shesë sapunin për djathë, përsa i përket ligjit të ri që zhvat bizneset.
Ky ligj nuk ka asgjë të mirë për biznesin. Ky ligj është i mirë vetëm për Edi Ramën dhe këshilltarin e tij kroat, Zoran Milanoviç, që janë përfituesit direkt të monopolit të ri miliona euro në kurriz të 150 mijë bizneseve në vend.
Kostoja mbi biznesin është e tmerrshme. Përvec 15 milionë eurove të tenderit të fryrë dhe fiktiv për ngritjen e sistemit, që i paguajmë të gjithë, ligji “Rama” i faturave dhe monitorimit online vetëm në 6 muajt e parë të zbatimti të tij pritet të kushtojë 50 milion Euro.
Ky ligj, që ka qëllim vetëm zhvatjen e biznesit, nuk duhet të miratohet! Për ta penguar këtë fatkeqësi të re mbi biznesin dhe ekonominë, duhet të largojmë sa më parë shkaktarin e tij, hajdutin psiqik Edi Rama dhe bandën e tij.!