TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Igli Tare vë një tjetër “bast”. Drejtuesi shqiptar i Lacios është i bindur se ka afruar në ekip një futbollist i cili do të bëjë emër në elitën e futbollit italian, edhe pse është vetëm 19-vjeçar. Sot, Tare ka prezantuar në konferencë për shtyp Andre Anderson, mesfushorin e lindur në Brazil, të cilin e kishte afruar që një vit më parë, por duke e “parkuar” te Salernitana.
Futbollisti ka marrë nënshtetësinë italiane dhe të gjithë e shohin si një talent me perspektivë, aq sa ai është përfshirë shumë shpejt në radhët e përfaqësueses U20.
“Do të dëshiroja të flisnim për lojtarin e tretë të ri. Një djalosh shumë i ri, të cilin e kam ndjekur në dy vitet e fundit në ekipin e të rinjve të Santos, një mesfushor me karakteristika të rëndësishme, të kujton shumë Hernanes.
Për rritjen e tij, menduam që të bënte një rrugëtim të ngjashëm me atë të Luiz Felipe dhe mendoj se kjo rrugë që bëri në Salerno ka qenë shumë e vlefshme për të. Në verë meritoi konfirmimin që të bëhej pjesë e Lacios. Mund të luajë në shumë role, ka mundësi përmirësimi të rëndësishme dhe në vitet e ardhshme do të bëjë që të flitet shumë për të”, ishte premtimi i Tares sot para gazetarëve për djaloshin që i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit nën urdhrat e Inzagit.