TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtetit, Ilir Meta, përmes së cilës e vë në dijeni për konstituimin e këshillit bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij, mbledhje kjo e cila u zhvillua në ambientet e Bibliotekës së Universiteti “Luigj Gurakuqi” me 19 gusht.
Ai ka vënë në dijeni Kreun e Shtetit mbi zhvillimet e fundit politike në Shkodër.
Ai mes tjerash sqaron presidentin për zgjedhjen e kryetares së këshillit dhe për vendin vakant të kryetarit, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas publikimeve të dokumenteve nga Partia Demokratike.
Sipas selisë blu, Valdrin Pjetri rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Përmes letrës, Prefekti thekson se dorëheqja e Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër, ndërsa zyrtarisht tregon se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vend vakant.
