TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të përkujtuar 2 korrikun, ditën kur shqiptarët u futën në ambasada, kreu i PD-së, Lulzim Basha, zgjodhi një takim me të rinjtë. Ndër të tjera ai foli për integrimin e Shqipërisë në BE, ku vuri theksin te hapja e negociatave. Sipas Bashës, nuk hapen negociatat me një kryeministër të lidhur me drogën,
“Me ekonomi të drogës dhe krimit nuk hapen. Sa u hapën në 2016, sa u hapën këtë qershor, aq do të hapen edhe qershorit tjetër. Opozita e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke u thënë evropianëve të vërtetën në sy dhe duke u thënë kështu është siç thoni ju. Ndihma juaj për hapjen e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për t’i mbajtur nën kontroll. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë e parë është çlirimi i politikës nga krimi. Çlirimi nuk do të vijë duke i dhënë falje Edi Ramës, por duke i treguar Edi Ramës, derën, duke larguar këtë qeveri. Vetëm çlirimi i politikës nga krimi hap negociatat. Nga oligarkët, pesë oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë dhe që pastron paratë e drogës për llogari të Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit, ky merr çdo tender. Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi i vogël po shkon kokëposhtë”, tha Basha.
Sa i përket projektit të Teatrit Kombëtar, kreu i PD-së u shpreh se kur ata të vijnë në pushtet do të zhbëjnë me ligj cdo grabitje që i bëhet pronës publike.