AKTUALITET, 2 Korrik 2018, 17:52

“Nejmar show”, Brazili kalon murin e Meksikës

Me një gol (51’) dhe një assist në realizimin e Firminos (89’), Nejmari ndihmoi Brazilin për të kaluar pengesën Meksikë, me një fitore të pastër 2-0 dhe prerë një biletë për në çerkefinale.

Pesë herë kampionët e botës e dominuan takimin ndaj Meksikës, duke e shfaqur veten një pretendent në kërkimin e trofeut që u mungon nga 2002.

Brazili do të luajë me fituesin e çiftit Belgjikë-Japoni.

/TPZ.AL/