AKTUALITET, 2 Korrik 2018, 16:28

Klubi spanjoll prezanton Rei Manajn: Sulmues i fortë, do të shpërthejë te ne!

Klubi spanjoll prezanton Rei Manajn: Sulmues i fortë, do të

‘Bomberi’ shqiptar Rei Manaj është prezantuar te Albacete në ‘Segunda Divizion. Klubi spanjoll ka arritur të sigurojë shërbimet e 21-vjeçarit për 5 vitet e ardhshme, i cili është shkëputur përfundimisht nga Interi.

Mauro Perez, drejtori sportiv i klubit, e ka konsideruar shumë të rëndësishëm transferimin e Manajt, për të cilin evidenton faktin që është pjesë e kombëtares shqiptare.

“Kemi marrë një futbollist të fortë dhe të fuqishëm që lufton mirë në ajër dhe është i lëvizshëm në çdo cep të fushës. Ai është pjesë e padiskutueshme e Kombëtares Shqiptare dhe mendoj se Albacete do të jetë skuadra, që do t’i japë mundësi për të shpërthyer”.

Sezonin që lamë pas Manaj luajti në formë huazimi në radhët e Granadës, skuadrës tek e cila u aktivizua në 19 takime me vetëm 1 gol të shënuar.