TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do te jape vendimin e tij per gjyqtarin Artan Lazaj ne 11 korrik ne oren 09:30. Sot KPK deklaroi se nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari ka bere deklarim te rreme te pasurise se tij.
Ndërsa vete gjyqtari u shpreh se banka ka gënjyer dhe se fajin e ka ILDKPKI-ja, që sipas tij ka bërë deklarim të rremë.
Lazaj pas përfundimit të seancës në një prononcim për mediat tha se beson që do të rikonfirmohet në detyrë.
“Kam besim te drejtësia sepse në konkluzionet kishte shumë fakte, që komisioni do i rivendosë. Kam besim se do të rikonfirmohem në detyrë”.
I pyetur nga gazetaret per deklaratat e tij brenda ne seance ku tha se ka marre kercenime gjatë detyrës, pasi ka dhënë disa dënime përjetë, Lazaj dha kete shpjegim:
Eshte nje fakt i njohur boterisht qe ne kohen qe u shkeputa nga gjyqesori, jam kercenuar nga njerez qe une jam denuar, por me kete une doja të jepja një mesazh, jo vetëm për mua, por me shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. KPK duhet që të ketë shumë kujdes, të vendosë në peshore”.