AKTUALITET, 2 Korrik 2018, 18:37

“Mjeshtër goditjesh dënimi”, La Liga uron Enis Bardhin me flamur shqiptar

Enis Bardhi feston ditën e sotme 23-vjetorin e lindjes, ndërsa një urim të veçantë e ka marrë nga vetë La Liga spanjolle. Sulmuesi me origjinë shqiptare i cili luan për Maqedoninë, ka lënë shenjë sezonin e fundit me Levanten, me goditjet e tij precize të dënimit, teksa arriti në kuotën e 9 golave.

enis bardhi

Për dhuratën e ditëlindjes, është faqja e La Liga-s në Facebook, e cila ka postuar një video me disa prej golave më të bukur të Bardhit, dhe bashkëngjitur shkruan: “Mjeshtri i goditjeve të dënimit”, dhe gjithashtu, edhe një flamur shqiptar si ikonë, bashkë edhe me një tortë.

Capture