AKTUALITET, 2 Korrik 2018, 16:54

Vajza e re dhe gruaja e moshuar vdesin në spital, ja motivi

Vajza e re dhe gruaja e moshuar vdesin në spital, ja motivi

Një vajzë e re dhe një grua e moshuar kanë ndërruar jetë në spitalin e Krujës në të njëjtën ditë, pasi ishin vetëhelmuar me fostoksinë. Sipas burimeve të policisë, rastet nuk kanë lidhje me njera tjetrën.

Njoftimet për mediat:

Më datë 01.07.2018, në fshatin Bura, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetësia M.L., vjeçe 26, e cila rreth orës 14.57, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 01.07.2018, në spital ka vdekur shtetasja T.S., vjeçe 83, banuese në Krujë. Nga veprimet e kryera rezulton se në banesë kishte pirë fotoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.