TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha, duke folur për simpatizantët e tij nga selia blu tha se 16 marsi, dita kur opozita ka thirrur një protestë mbarëkombëtare, do jetë vendimtare për këtë proces.
“Populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të Asamblesë së Krimit dhe nxjerrjen e kësaj Asambleje lakuriq para botës si kazani i plehrave, horrave, hajdutëve dhe kriminelëve.
Ka meritën e ndezjes së shpresës dhe besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen. Sot e kemi çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin ilegjitim dhe kemi hapur përfundimisht shtegun e vetëm përmes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari.
16 marsi, do të jetë protesta vendimtare për të përcjellë Edi Ramën.
Zgjidhja e vetme politike është largimi një orë e më parë i kryezullumqarit Edi Rama,”-tha Basha.