SPORT, 27 Shtator 2021, 19:29

Barça heq dorë nga apelimi, Koeman nuk do të jetë në stol kundër Atleticos së Madridit

Barça heq dorë nga apelimi, Koeman nuk do të jetë në

Ronald Koeman nuk do të jetë në stolin e Barcelonës, këtë të shtunë, kundër Atleticos së Madridit. Jo sepse trajneri holandez i ka dhënë fund aventurës së tij te “blaugranat”, por sepse klubi më në fund ka vendosur të mos apelojë vendimin e Komitetit të Konkurrencës për kartonin e kuq të drejtpërdrejtë që ai mori të enjten, në ndeshjen me Cádizin. Argumenti i paraqitur nga klubi është se sanksioni i vendosur nga organi federativ ishte “minimumi”, kështu që apelimi i mundshëm nuk do të kishte asnjë rezultat pozitiv.

Koeman një nga dy ndeshjet që u pezullua e shleu në fitoren e Barcelonës 3-0 me Levanten, kështu që nuk do të jetë në stol as në “Wanda Metropolitano”. Katalanët në sfidën me “Los Colchoneros” do t’i drejtojë ndihmësi i holandezit, Alfred Schreuder.

Klubi i Barcelonës njoftoi se do të paraqesë një apel për të verdhën që Sergio Busquest mori kundër Cadiz në përpjekje për të larguar topin e dytë që ishte në fushë.