TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Festival golash në “Velodrome”, në ndeshjen e fundit të javës së 8-të midis Marseille dhe Lens, që u mbyll me fitoren e Lens (2-3).
Pas 9 minutash lojë, Sotoca kaloi në avantazh Lens, ndërsa në të 27-ën Frankowski dyfishoi rezultatin. Një epërsi e cila nuk zgjati shumë, pasi vendasit gjetën forcën për të reaguar, me Dimitri Payet që shënoi në minutën e 33-të, ndërsa në minutat shtesë francezi barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.
4 gola dhe pa fitues në pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë dhuroi më shumë spektakël sesa gola, në një ndeshje ku ritmi nuk ra për asnjë moment.
19 minuta para fundit të kohës së rregull, vendasit surprizohen nga goli i Said, i cili rezultoi vendimtar deri në vërshëllimën përfundimtare. Një fitore e jashtëzakonshme dhe Lens parakalon në renditje Marseille-n si ndjekësja më e afërt e PSG-së.