SPORT, 26 Shtator 2021, 23:23

Napoli i pandalshëm, skuadra e Spaletit mposht Kaljarin dhe zbret Milanin nga kreu i Serisë A

Napoli i pandalshëm, skuadra e Spaletit mposht Kaljarin dhe zbret Milanin

Napoli vazhdon ecurinë e fitoreve në Serinë A duke arritur të 6 në po kaq ndeshje.

Skuadra e Spaletit mposhti 2-0 në shtëpi Kaljarin për tu ngjitur sërish në kreun e klasifikimit. Napoli shënoi nga një gol për pjesë me sulmuesin Osimhen dhe me kapitenin Insinje.

Spaleti po bën një punë mjaft të mirë me Napolin duke e renditur në skuadrat pretendente për titull.

Ndërkohë Osimhen ngjitet përkrah emrave të Imobiles e Xhekos në klasifikimin e sulmuesve, duke arritur shifrën e 4 realizimeve këtë kampionat.