TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Sociedad është surpriza më e bukur e La Liga-s, pasi baskët tashmë janë në vendin e dytë, me një pikë më pak se Reali kryesues. Sociedad mori pikët e plota në javën e shtatë, në shtëpi, përballë Elches me rezultatin minimal 1-0, fal golit të Mikel Oyarzabal.
Ndeshja nisi e kujdesshme, me vendasit që diktuan ritmin dhe ishin prezent në portën e Casillas, por pa patur saktësin e duhur, duke vuajtur finalizimin e rasteve. Elche mendoi për tu mbrojtur dhe e bëri mjaft mirë, por në minutën e 22, i shkoi pranë golit me Benedeton, me argjentinasin që u ndal nga shtylla. 9 minuta më pas, Lukas Perez solli kërcënim në portën e Remiros, ndërsa Sociedad nuk gjeti forca për një kundërpërgjigje në pjesën e parë.
Fraksioni i dytë ishte pothuajse fotokopje, por me një ndryshim, pasi në këtë pjesë, Elche nuk guxoi të ndërtonte asnjë aksion. Vendasit përsëri vuajtën mungesën e finalizimit dhe pse rastet nuk munguan. Dëshira e Sociedad nuk ishte e mjaftueshme, por goli erdhi në minutën e 81-t me Oyarzabal. Kapiteni mori një top nga thellësia e mbrojtjes, ndërsa përfitoi nga gabimi dhe pasiguria e mbrojtësit Roco i cili nuk largoi topin, me Oyarzabal që shënoi. Në fund 1-0 dhe 3 pikë me shumë vlera për “Sociedad që prek vendin e dytë duke parakaluar në renditje Sevilla-n dhe Atl. Madrid. Në krahun tjetër Elche përsëri del pa pikë nga “San Sebastian” dhe pas 7 javëve numëron vetëm 6 pikë.