TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barazim i çmendur në Kamëz, aty ku Kukësi dhe Laçi ndahen në barazim 2-2, në një ndeshje emocionuese, verilindorët në avantazh të dyfishtë me Milunovic dhe Basa rikuperohen nga një Laç që nxjerr në pah grintën për të barazuar me heroin Zarubica, autor i një tjetër dygolëshi.
Ndeshja nis e kujdesshme me skuadrat që minutat e para ja dedikojnë studimit të njëra tjetrës, por me Kukësin më të qartë në ndërtimin e manovrës. Janë pikërisht verilindorët që kërcënojnë të parët me Milunovic që detyron Sherrin të ndërhyjë për të larguar rrezikun.
Menjëherë më pas në goditjen e këndit është Feiao që kërcënon portën kurbinasve. Një Kukës më i zhdërvjellët dhe i qarë shpërblehet pas gjysmë ore loje, Feiao niset pas një krosimi të gjatë, del Sherri për ti kthyer topin, por Milunovic ka ndjekur si duhet aksionin për ta çuar në rrjetë.
Kukësi në avantazh me Milunovic, goli i dytë për malazezin në 3 ndeshje të luajtura, edhe pse kjo është e para si titullar. Iniciativa mbetet në krahun e skuadrës së Diego Longos, dhe në të 38 Tapi gjen me një pasim të bukur të lirë në zonë Milunovic që këtë herë nuk arrin të bëjë më të mirën me këtë goditje, edhe pse nga pozicion mjaft i favorshëm.
Me Laçin të pafuqishëm për të reaguar pjesa e parë është një monolog i Kukësit, që kërcënon edhe disa herë, fillimisht me një goditje të Basa, dhe më pas një goditje dënimi të Tapit, janë të dyja jashtë dhe pjesa e parë mbyllet më avantazhin 1-0 të verilindorëve. Në të dytën ndryshon Vukicevic, fut në lojë Bytyqin, Guindo dhe Zylfiun në vend të Velija-s Ademi dhe Shehu dhe ne fushe shihet një Laç me agresiv, megjithatë me kurbinasit para Kukësi ka lluksin e kundërsulmeve të befasishme, një rast ideal krijohet nga avancimi i Feiao në të majtë, nuk arrin ta godasë dot Basha dhe Topi shjkon te Shqipërim Taipi që i vetëm para portës nuk arrin të shënojë golin e sigurisë.
Pak më vonë është Milunovic që nuk shfrytëzon si duhet një top dhuratë nga një gafë e mbrojtjes së Laçit, që tani kërkon më shumë përpara. Guindo tenton të nxjerrë para portës Zylfiun por është kirurgjikale ndërhyrja e De Lukas që i heq topin.
Pak më vonë Regi Lushkja lëshon një predhë por shikon topin të stampohet në shtyllë, i pafat Laçi në këto momente, dhe ndëshkohet pikërisht atëherë kur ishte më pranë barazimit pasi në minutën e 58′ Edi Basa del i vetëm me Sherrin, ja kthen goditjen portieri shkodran dhe duket një tjetër rast i shpërdoruar për të vënë duart në kokë, por kroati këmbëngul dhe këtë herë në tentativën e dytë topi është në rrjetë. 2-0 për Kukësin që gjen dhe golin e sigurisë.
Megjithatë Laçi nuk dorëzohet, provon me një goditje dënimi të rrezikshme Mazrekaj, por Tafa fluturon mes shtyllave për të neutralizuar. E dobët tentativa me kokë pas goditjes së këndit ndërkohë nga Zarubica, e megjithatë malazezi është i mrekullueshëm pak më vonë, saktësisht në të 70-ën kur lëviz bukur në zonë dhe shënon golin e shpresës për kurbinasit.
Rihap ndeshjen Laçi me Zarubicën, është 2-1 dhe ka ende minuta për të luajtur. Kurbinasit hidhen në kërkim të barazimit duke i vënë shpesh në vështirësi verilindorët, në të 86 krosim i Mazrekajt për Zylfiun që me kokë e çon në duart e Tafas. Megjithatë Laçi nuk dorëzohet, dhe në frymën e fundit, në minutën e fundit të shtesës ja del të barazojë sërish me Zarubican.
2-2 dhe nuk ka më kohë për asgjë, nuk ka më kohë për gola, vetëm për një karton të kuq për Lulajn që hakmerret me shkelm ndaj Zarubicës, heroit të kurbinasve, përfundon në barazim me Kukësin që ndalet më në fund nga një Laç që pavarësisht defekteve ja del të rikuperojë duke rigjetur atë që i ka shërbyer gjithmonë grintën.
Egnatia – Skënderbeu 1-1
Do të duhet të presin ende për fitoren e parë sezonale, edhe Egnatia e Skënderbeu pasi përballja direkte mes tyre në Rrogozhinë përfundoi në barazim 1-1 dhe të dy skuadrat që do të duhet të kënaqen me nga një pikë.
Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, që morën kontrollin e lojës dhe pas disa aksioneve, kërcënuan në minutën e 9’ me Demir Imerin, por topi i goditur prej tij nga distance, u grushtua mjaft bukur nga portieri Rexhepi.
Sfida do të zhbllokohej shpejt, pasi në minutën e 16’, Pedro Augusto del në një kundërsulm të shpejtë dhe hyn drejt qendrës së zonës, ku lëshon një goditje mjaft të bukur me të majtën, duke dërguar topin në rrjetë.
Festa e vendasve në “Arena Egnatia” zgjati vetëm dy minuta, pasi sulmuesi Elvi Berisha mori një top të mirë brenda zonës, dribloi bukur një kundërshtar dhe më pas gjuajti saktë, duke e dërguar në rrjetën e portës së mbrojtur nga Bruno Puja.
Provon sërish Egnatia të rikthehet në epërsi, por në minutën e 23-të portieri Rexhepi ndërhyn mirë për të larguar rrezikun, ndërsa në të 39’ën është Kaçbufi që godet nga brenda zonës, duke gjetur vetëm rrjetën e jashtme.
Pjesa e dytë nisi me një ritëm shumë më të ulët se e para, teksa në minutën e 59’ ishte Bismark që shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer për të kaluar korçarët në avantazh, megjithatë pas përfundimit të aksionit arbitri sinjalizoi pozicion jashtë loje.
Në të 67-ën janë sërish korçarët që zbresin rrezikshëm me Elvi Berishën, i cili hyn në zonë dhe shërben për Uerdi Marën, i cili gjuan shumë dobët dhe dërgon topin qetësisht në duart e portierit vendas Puja.
Nuk mungon as tensioni në minutat e fundit, teksa futbollistë të të dy skuadrave u bënë protagonistë duke u shtyrë me njëri-tjetrin, megjithatë arbitri ia doli të rikthejë qetësinë dhe të ndëshkojë vetëm dy prej lojtarëve me karton të verdhë, Telushin për Egnatian dhe Berishën për Skënderbeun.
Në minutën e 92-të është shkodrani Belajdi Pusi që shërbehet mirë brenda zonës dhe provon goditjen nga një kënd mjaft i vështirë, por topi përfundon jashtë kuadratit të Pujës.
Vetëm pak sekonda më vonë janë vendasit që ndërtojnë një aksin model dhe Chris Gadi e sheh veten i vetëm përballë portierit, por ndërhyrja e njërit prej mbrojtësve korçarë i bllokon goditjen dhe shmang një gol të sigurt.
Një tjetër mundësi e artë shënimi për rrogozhinasit, sërish me sulmuesin Gadi, por goditja e tij ndalet sërish, këtë herë nga portieri Rexhepi, që bën një pritje spektakolare dhe i jep një pikë skuadrës korçare.