SPORT, 27 Shtator 2021, 09:42

Shënoi gol pas dy vitesh pritje, 'zgjohet' më në fund sulmuesi shqiptar që dikur vlente 50 milionë euro

Shënoi gol pas dy vitesh pritje, 'zgjohet' më në fund

Albion Avdiaj ka gjetur rrugën e rrjetës pas plot dy vitesh pritjesh. Shqiptari i Kosovës, arriti të realizonte me fanellën e Hartberg, në sfidën ndaj Austrisë së Vienës, që përfundoi me rezultatin 3-4 në favor të miqve.

25-vjeçari arri të shënonte, në minutën 45+8, duke ngushtuar përkohësisht shifrat në 2-3, teksa skuadra e tij nuk mundi të shmangte humbjen.

Golin e fundit e Avdijaj, e kishte shënuar më 23 shtator 2019 në humbjen e Trabzonsporit ndaj Sivasporit, kur sulmuesi ishte pjesë e kampionatit turk.

Vlen të theksohet fakti, se disa sezone më parë, klubi i Shalkes, i vendosi klauzolë 50 milionë euro, Avdijajt, me shpresën se në të ardhme do të bëhej një sulmues i madh, por që kjo gjë nuk ndodhi.