SPORT, 27 Shtator 2021, 12:21

Nga Bajerni te Çelsi, të gjithë kërkojnë yllin e Juventusit

Nga Bajerni te Çelsi, të gjithë kërkojnë yllin e

Nuk shënoi dje, por ishte sërish katalizatori që mban peshë Juven, aq më tepër kur u panë edhe dëmtimet e Paulo Dibalës e Alvaro Moratës.

Madje, për të mërkurën kundër Çelsit, e gjithë pesha e sulmit do të bjerë mbi talentin italian, për të cilin bardhezinjtë duhet të nisin që të marrin masa, pasi nga jashtë Italisë janë tre prej gjigantëve të Europës që paralajmërojnë një sulm frontal, verën e ardhshme.

E para në listë e këtij ankandi për Federiko Kiezën.

Që në dritaren e merkatos së mbyllur më 31 gusht ofertat në drejtim të një prej yjeve më të mëdhenj të “Euro 2020” vërshuan, por nëse Juventusi u rezistoi 100 milionëve të Bajernit të Mynihut, Liverpulit e Çelsit, këto tri skuadra pritet që të rikthehen në sulm me oferta më të mëdha për Kiezën, duke parë se sulmuesi vazhdon të rrisë nivelin e tij dhe dallohet qartë që ka cilësi prej lideri. Madje, edhe nga Mançesteri nënvizojnë se Ronaldo ia ka sponsorizuar Kiezën Junajtidit, i cili mund t’i shtohet garës për juventinin.