TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skënderbeu dhe Bylisi janë ndarë në një barazim 1-1 pas një ndeshje, ku ekipi vendas pati disa raste për ta mbyllur ndeshjen, por pa ja arritur qëllimit. Bregu dhe Gripshi shpërdoruan disa raste të pastra dhe nuk arrijnë t’i japin fitoren korçarëve. Megjithatë, vendasve i ka ardhur në ndihmë një penallti, e fituar nga Bregu dhe e shndërruar në gol nga Bruno Dita në minutën e 69 për të kaluar në avantazh.
Pas kësaj pati shumë tension, me Bylisin, që la ndeshjen për disa minuta. Megjithatë, pas ndërhyrjes së stafit teknik, lojtarët u futën përsëri në lojë. Më pas ballshiotët u treguan më konkretë dhe arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 86 me Sverio. Ndeshja përfundoi në barazim edhe pas shtesës prej pesë minutash.