TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skuadra e Romës tashmë mund të quhet zyrtarisht në krizë. Ekipi kryeqytetas brenda pak javësh ka shkatërruar gjithçka të mirë që kishte bërë duke u ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit, pasi me një sërë rezultatesh negative po ia ofron atë dhuratë Atalantës që kishte nisur sezonin me probleme.
Dështimi i radhës ishte humbja sot në shtëpi përballë Bolonjës, e cila ka treguar se mund të luajë si e barabartë ndaj kujtdo. Goli i Orsolini dhe dygolëshi i Barrou i dhanë mundësinë Bolonjës që të kontrollonte sfidën, ndërsa autogoli i Densuil dhe goli i Mkhitarian nuk mjaftoi për Romën, e cila kërkoi deri në fund barazimin por nuk arriti ta gjente edhe pse kishte raste te pastra deri në shtesën e sfidës me Xheko.
Fitorja ngjit Bolonjën në vendin e 6 me 33 pikë, ndërsa Roma zbret falë golavarazhit në vendin e 5-të, me 39 pikë, po aq sa ka edhe Atalanta.