SPORT, 7 Shkurt 2020, 15:01

Sarri: Më thanë se Xhorxhina shkëlqeu në Sanremo, Ronaldo do ketë pushuar mjaftueshëm. Kemi dy module loje

Sarri: Më thanë se Xhorxhina shkëlqeu në Sanremo, Ronaldo do


Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri foli në ditën e sotme në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Veronës.

Tekniku bardhezinjve nuk mund të shmangte një koment për mbrëmjen e Sanremo, në të cilën ishte protagonist edhe Kristiano Ronaldo me të fejuarën e tij Xhorxhina.

“Nuk e kam parë pasi kam punuar deri vonë dhe më pas vendosa një film për t’u relaksuar. Por, më kanë thënë se Xhorxhina shkëlqeu dhe ishte e zonja. Duke njohur Ronaldon jam i sigurt se ai ka marrë orët e duhura për të pushuar dhe jam i sigurt se në stërvitje do shfaqet në maksimum.

Ashtu, siç bëri edhe pas problemit me gjurin. Moduli i lojës? Skuadra është e gatshme të interpretojë module të ndryshme, falë garancive të lojtarëve. Tashmë, Duglas Kosta është mirë dhe mund të luajmë lehtësisht me 4-3-3. Por, ka ndeshje ku është më mirë të përdorim 4-3-1-2. Djemtë janë gati për të dyja skemat.

Pak gola nga mesfusha? Do të vijë edhe momenti kur të shënojnë mesfushorët. Mund të përmirësohemi, e po punojmë mbi djelmosha si Bentakur dhe Rabiot, që gjatë karrierës së tyre nuk kanë shënuar shumë.

Ndaj, duhet durim. Kielini? Është brenda kohëve të parashikuara. Alternon punë individuale dhe me grupin, për ne është shumë mirë ta kemi. Ecën përpara çdo ditë dhe në këtë moment ndjesitë e tij janë më të rëndësishme se ato që thonë mjekët”, u shpreh Sarri.