TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rafael Nadal dhe Roxher Federer janë dy nga sportistit më të dashur jo vetëm nga tifozët e tenisti. Të dy kanë një rivalitet të shëndetshëm, ndërsa edhe pse tashmë kanë vite të konsiderueshme mbi shpinë, sërish mbeten në majat më të larta të tenisit teksa vazhdojnë të koleksionojnë trofe.
Ndeshjet e tyre janë futur në histori dhe janë më të priturat në çdo kompeticioni nga tifozët. Së fundmi, nëpërmjet një fondacioni bamirësie të Federer, u organizua një takim miqësor me Nadal në Afrikën e Jugut. Takimi i zhvilluar në Kejp Taun mblodhi 51.954 të pranishëm, duke vendosur rekord si ndeshja me më shumë spektatorë për tenisin.
Kjo edhe njëherë për të treguar se Nadal dhe Federer janë figurat më të vlerësuar të këtij sporti. Numri prej 51.954 spektatorësh kaloi atë të ndeshjes në Meksikë mes Federer dhe Zverev pasi në atë sfidë të pranishëm ishin 42.517. Bileta më e lirë për sfidën Federar-Nadal ishte 9 euro ndërsa më e shtrenjta kushtonte 120 euro.
Nga të ardhurat e tyre u mblodhën 3.5 milionë dollarë të cilat do të shkojnë për bamirësi. Ndërkaq, sfidën e fitoi Federer, megjithatë rezultati i ndeshjes ishte në plan të dytë, pasi dy legjendat menduan më shumë pjesën e argëtimit.