SPORT, 7 Shkurt 2020, 13:11

Pirlo zbulon futbollistin më të mirë në Serinë A, zgjedh një talent

Pirlo zbulon futbollistin më të mirë në Serinë A,


Andrea Pirlo tashmë është duke menduar të nisë aventurën e re në futboll. Sfida e radhës është bota e trajningut. Vetë ish-mesfushori ka deklaruar se ndihet gati dhe se ka kontaktuar me disa klube.

Ndërkaq, italiani nuk harron të ndjekë edhe Serie A, teksa së fundmi ka zgjedhur edhe futbollistin më të mirë në këtë kampionat. I preferuari i Pirlos është mesfushori Tonali, por thekson se mesfushori i Breshias nuk do jetë pasardhësi i tij. “Është i fortë, por ka një lojë ndryshe nga e imja.

Ka gjithçka për një kampion. Është më shumë mesfushor i postuar pak në krah kur luhet me tre, ose mund të luaj edhe në qendër kur luhet me dy. Që tani mund të luaj në një skuadër të madhe. Për mua është më i miri i këtij kampionati”, u shpreh Pirlo.