TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mario Baloteli është një personazh që gjithnjë tërheq vëmendjen në fushë apo jashtë saj pak rëndësi ka.
Sivejt SuperMario është rikthyer në Serinë A, teksa aktivizohet me skuadrën e qytetit të tij, Breshia. Sulmuesi nuk ia ka dalë të kishte impaktin që pritej, teksa ekipi renditet në vendin e fundit.
Së fundmi, Baloteli ka folur për bëmat e tij, ndërsa shprehet se ato janë më shumë fantazi e njerëzve se të vërteta.
“Ajo e pistoletës lodër ishte thjesht një shaka mes shokësh e cila u zgjodh në atë moment. Ndërsa, kur shtëpia mori flakë, unë nuk isha fare aty. Nga incidentet e ndodhura shumë pak kanë qenë për fajin tim, ndoshta tre.
E gjithë pjesa tjetër është fantazi, paragjykim dhe përralla. Incidenti me makinë në fundin e vitit? As nuk isha aty.
Një ditë e zakonshme e Balotelit? Kaloj katër deri në gjashtë orë në fushë, drekë dhe darkë gjithnjë te mamaja ime.
Më pas në shtëpi, pak playstation dhe në 10 e gjysmë fle gjumë. Dhe kur kam fëmijët i dedikohem vetëm atyre”, u shpreh Baloteli.