TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të përballet me Izraelin në takimin e parë të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Të shumta ishin dilemat për sa i përket formacionit të sotëm. Por mesa duket tekniku italian e ka ndarë mendjen për 11-çen që do të hedhë në fushë.
Mbrojtësi i majtë Egzon Binaku është surpriza më e madhe në përzgjedhjen e trajnerit. Edhe pse në konferencën për shtyp, Panuçi deklaroi se do të luanin lojtarë me eksperiencë, krahu i majtë do t’i besohet debutuesit 23-vjeçar.
Ndërkohë që shirtin e kapitenit do e mbajë Jahmir Hyka, sipas rregullit të Panuçit, mesfushori shtatshkurtër është lojtari me më shumë prezenca në ekipin kombëtar.
Nga porta në sulm, ja si do të rreshtohet Shqipëria në përballjen e sotme ndaj Izraelit:
Formacioni: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.
