TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se 267 qytetarë kanë shprehur interes gjatë 24 orëve të para, për kredinë me 0% interes për punonjësit e administratës publike.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj shkruan se interesi i lartë tregon nevojën për programe që bëjnë më të mundur blerjen e një banese. Ibrahimaj ka theksuar se që nga viti 2023, rreth 1,130 punonjës të administratës publike kanë përfituar nga kreditë me 0% interes, teksa shtoi se Qeveria do të vijojë të mbështesë të familjet dhe të rinjtë për të pasur shtëpinë e tyre.
Punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të aplikojnë për 300 kredi me 0% interes për blerjen e një banese. Thirrja është hapur ditën e djeshme në 27 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator.
Njofimi i ministres Ibrahimaj:
267 qytetarë kanë shprehur interes në 24 orët e para për kredinë me 0% interes për punonjësit e administratës publike.
Aplikimet u hapën dje, në orën 08:00, dhe interesi i lartë tregon nevojën për programe që e bëjnë më të mundur blerjen e një banese.
Nga 267 aplikimet e para:
* 111 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
* 54 nga Ministria e Mbrojtjes
* 40 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit
* 36 nga Ministria e Brendshme
* 26 nga Ministria e Drejtësisë
Që nga viti 2023, rreth 1,130 punonjës të administratës publike kanë përfituar nga kreditë me 0% interes.
Ne do të vijojmë të zgjerojmë mundësitë për strehim të përballueshëm dhe të mbështesim familjet dhe të rinjtë për të pasur shtëpinë e tyre