AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 09:24

FOTO/ Hong Kong, mijëra njerëz protestë për demokraci dhe kundër varësisë nga Pekini


Në Hong Kong, mijëra njerëz u mblodhën në Parkun ‘Tamar’ për të përkujtuar protestën e vitit 2014, e njohur me emrin ‘Protesta e Çadrave’, gjatë së cilës mijëra të rinj bllokuan për 79 ditë qendrën e qytetit.

Demonstratat që po zhvillohen prej disa muajsh, patën si pikënisje Ligjin e Ekstradimit në Kinë, i kundërshtuar fort nga Fronti i të Drejtave Civile të Njeriut.

Gjatë protestës së djeshme nuk munguan përplasjet me policinë, kur disa demonstrues u drejtuan drejt kompleksit të ndërtesave qeveritare duke u përpjekur të çanin kordonin e policisë.

Policët iu përgjigjën provokimeve me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.