TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zarf i përgjakur ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambasadën e Ukrainës në Greqi.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, siç njoftoi në Facebook përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme, Oleg Nikolenko, policia ka nisur ndërkohë hetimet lidhur me këtë ngjarje.
Sipas informacioneve, dosjen e ka marrë në dorëzim Sigurimi i Shtetit dhe e ka dërguar në Drejtorinë e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, ndërsa të njëjtat burime raportojnë se zarfi kishte gjak dhe një kafshë të pikturuar në të.
“Në mëngjes, në ambasadën e Ukrainës në Greqi mbërriti një pako me gjak. Adresa e dërguesit është e njëjtë si në zarfet e tjera që kanë mbërritur më parë në ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës: shitësi i makinave Teslanë, në qytetin gjerman Sindelfingen. Policia greke ka nisur veprimet hetimore ”, shkruan Nikolenko.
Nikolenko shtoi se pala ukrainase pret gjithashtu një përshpejtim të hetimeve nga policia gjermane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme bëri të ditur se janë gjithsej 33 raste kërcënimesh që janë regjistruar tashmë në 17 shtete: 1 tentativë për sulm terrorist, 2 raportime për mina tokësore, 1 rast vandalizmi, 1 rast kërcënimi me shkrim dhe 28 pako me gjak.
“Siç tha Dmytro Kuleba, sado të përpiqen armiqtë të frikësojnë diplomacinë ukrainase, ata nuk do të kenë sukses. Po punojmë për fitore”, theksoi Nikolenko.
Kujtojmë se më 30 nëntor ka ndodhur një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid. Komandanti i ambasadës së Ukrainës ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa punonjësit e tjerë nuk janë lënduar. Pas kësaj, në ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës në pjesën tjetër të Evropës, filluan të mbërrijnë pako të lyera me gjak me sy kafshësh.