TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka takuar sot të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. Vuçiç shprehet se kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe Serbi, dhe për integrimin e Serbisë në BE.
“Zhvilluam një takim të mirë me Manuel Saracin. Diskutuam për një gamë të gjerë temash nga marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare deri te takimet e ardhshme në Bruksel si edhe zhvillimi i situatës në Kosovë”, ka thënë presidenti serb.
Po ashtu Vuçiç nënvizoi se gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për të thelluar me tej bashkëpunimet mes Serbisë dhe Gjermanisë.