TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një burrë në Prizren ka raportuar se makina e tij është vjedhur nga persona të panjohur.
Por automjeti është gjetur i parkuar dhe ka rezultuar se ankuesi ka ngatërruar vendin e parkimit.
Automjeti pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren fton të gjithë qytetarët që të janë të vëmendshëm gjatë parkimeve të automjeteve të tyre për mënyrën dhe lokacionin e parkimit, pasi që raste të tilla vazhdojnë të raportohen në Policinë e Kosovës.