TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Prishtinës ka liruar nga akuzat kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën për gazin lotsjellës në Kuvend në vitin 2016. Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësinë e deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë.
Me hedhjen e gazit lotsjellës, sipas aktakuzës, është pamundësuar qëndrimi në sallë i deputetëve. Sipas gjykatëses Çanta, nuk është provuar se Konjufca ka kryer veprën që i vihej në ngarkim “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, raportojnë mediet e Kosovës.
Gjykatësja tha se asnjëri nga dëshmitarët nuk e ka inkriminuar Konjufcën. Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën ka arritur parashkrimi, është refuzuar akuza.