TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka pritur sot në zyrat e tij familjen Petroviç nga Hoça e Madhe e Rahovecit, të cilës iu konfiskuan 42 mijë litra alkool.
Sipas Doganës e Kosovës, gjatë realizimit të një kontrolli rutinor në shitoren e pijeve alkoolike, javën e kaluar, ka gjetur se aty operohej edhe me prodhimin e pijeve pa autorizim përkatës, që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave.
“Personi gjithashtu nuk ka të regjistruar aktivitetin as si biznes në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve dhe rrjedhimisht nuk përfill kërkesat e raportimit të entit përkatës pêr mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave”, kishte njoftuar para katër ditësh Dogana e Kosovës.
Petar Petkovic, i cili postoi për këtë takim të shefit e tij tha se “Kjo familje punëtore serbe e ka në traditë prodhimin e verës".
Vuçiç i tha kryefamiljarit se shteti do të gjejë një mënyrë për ta ndihmuar.
“Trimat si ky janë mbrojtësi i ekzistencës serbe në Kosovë e Metohi dhe për ne është e rëndësishme që ata të jenë të bindur se në të gjitha fatkeqësitë Serbia do të jetë pranë tyre”, tha ai.
