BALLKAN, 26 Prill 2023, 12:00

Kosova ‘fut në sherr’ Greqinë dhe Serbinë, Bërnabiç anulon vizitën në Athinë

Kosova ‘fut në sherr’ Greqinë dhe Serbinë,

Kosova prish marrëdhëniet e Greqisë me Serbinë. Pas abstenimit të shtetit helen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka anuluar vizitën në Greqi.

Kryeministrja Bërnabiç ishte e ftuar në forumin ekonomik të Delphit

Mediat greke bëjnë të ditur se pas votimit në Këshillin e Europës, Ministria e Jashtme e Serbisë ka njoftuar Athinën se kryeministria Bërnabiç nuk do të marrë pjesë në forum. Në axhenden e kryeministres serbe ishte edhe një takim më homologun e saj grek

Mediat opozitare në Greqi akuzojnë qeverinë Mitsotakis se sipas tyre arriti të prishë marrëdhëniet diplomatike me një vend tradicionalisht mik, si  Serbia.

"Pikërisht qëndrimi neutral i Greqisë në Këshillin Evropian në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Kosovës shkaktoi shqetësim të madh në Beograd dhe të hënën vonë në mbrëmje u vendos që kryeministrja serbe të mos marrë pjesë në forumin ekonomik të Delphit2”, – shkruajnë ato.