BALLKAN, 3 Maj 2025, 20:13

Vuçiç i sëmurë? Gazetari: Lajm i pavërtetë! Iu mbyll dera nga Donald Trump

Vuçiç i sëmurë? Gazetari: Lajm i pavërtetë! Iu

Gazetari Vudi Gjymshiti tha se janë të pavërteta lajmet e mediave serbe se Presidenti Vuçiç është kthyer nga SHBA-të në Serbi pasi ishte sëmurë.

Sipas tij Vuçiçit i është mbyllur dera nga Presidenti Trump, i cili nuk e ka takuar.

“Pretendimet e mediave serbe që Presidenti Vuçiç është sëmurë, prandaj e ka ndaluar udhëtimin e tij dhe përpjekjen pë​r t'u takuar me Presidentin Trump nuk është i vërtetë. E vërteta është që Trump e ka mbyllur derën dhe ka refuzuar të takohet me Vuçiç, këto janë informacionet tona që i kemi botuar më herët si ekskluzive. Ky është tregues tjetër që Richard Grenell e ka humbur ndikimin e tij në rrethet e Uashingtonit. Një cicërimë e Grenellit për ta ngushëlluar Vuçiç-in, thotë do të na mungosh, uroj të shërohesh sa më shpejt. Nuk ka nga çfarë të shërohet Vuçiç, pos ndoshta nga mërzia që Trump i ka mbyllur derën. Sepse Trump është i paparashikueshëm”, tha ai.