TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat serbe raportojnë bazuar në informacione jozyrtare se presidenti serb Aleksander Vuçiç ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.
Siç raporton “Blic”, Vuçiç nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe ka fluturuar prapë për në Beograd.
Vuçiç raportohet se nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është kontrolluar, ai ka vendosur të kthehet në Serbi.
Presidenca serbe pritet të japin informacione lidhur me këtë sot gjatë ditës.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kishte paralajmëruar se në SHBA do të takohej edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.