TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person, palëe një procesi gjyqësor, dyshohet se ka kanosur të gjitha palët përfshirë gjyqtaren gjatë një seance civile.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se i dyshuari është arratisur dhe ndodhet në kërkim.
Të njëjtit më pas i është bastisur shtëpia, tha Nikçi.
“Në Banjë të Pejës gjatë një seance civile, kanë qenë të pranishëm gjitha palët si dhe gjyqtarja. Njëra palë ka dalë me kallash dhe e ka kanosur gjitha palët, përfshirë edhe gjyqtaren. I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes, i është bastisur shtëpia me autorizim të prokurorit dhe për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës për t’u arrestuar”, tha Nikçi.