TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas nga Kosova është vrarë me thikë në Zvicër.
Sipas raportimeve të para, një burrë 56-vjeçar nga Uganda dyshohet se ka kryer krimin. Ai u arrestua pak më vonë në stacionin e trenit Dietikon
Shqiptari është goditur me thikë në një apartament në Dietikon, Cyrih, të premten në mbrëmje. Policia ka arrestuar një të dyshuar.
Viktima e njoftoi vetë policinë kantonale të Cyrihut pak pas orës 23:00, ka njoftuar policia, të shtunën, transmeton albinfo.ch.
Policët që u dërguan në vendngjarje e gjetën 43-vjeçarin të plagosur rëndë në apartamentin e tij.
Përkundër ndihmës së menjëhershme, kosovari ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan sda.ch.
Sipas raportimeve, një burrë 56-vjeçar nga Uganda dyshohet se ka kryer krimin. Ai u arrestua pak më vonë në stacionin e trenit Dietikon.
Rrethanat e sakta të krimit dhe motivi janë aktualisht të paqarta. Policia Kantonale e Cyrihut dhe Zyra e Prokurorit Publik i për Krime të Dhunshme kanë filluar hetimet.
Përveç policisë kantonale, në detyrë ishin edhe policia e qytetit Dietikon, shërbimet e shpëtimit, mjekët e urgjencës, Instituti i Mjekësisë Ligjore i Cyrihut dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Cyrihut.