BALLKAN, 23 Shtator 2023, 17:28

Rrëzohet avioni pak minuta pas ngritjes, humb jetën piloti 37-vjeçar në Greqi

Rrëzohet avioni pak minuta pas ngritjes, humb jetën piloti

Një avion me një motor është rrëzuar vetëm pak minuta pasi është ngritur, mesditën e së shtunës në Aeroklub të Tebës në Greqi. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën piloti 37-vjeçar, i martuar dhe babai i një foshnje 7-8 muajshe.

Sipas informacioneve të mediave greke, avioni kishte në plan të bënte një fluturim për në Volos, por pësoi një problem, pak pas ngritjes.

37-vjeçari që humbi jetën ishte një pilot me përvojë. Në vendin e ngjarjes menjëherë pas ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse.

Rrëzohet avioni pak minuta pas ngritjes, humb jetën piloti