BALLKAN, 22 Shtator 2023, 10:21

Tufa e deleve bastis serën me kanabis, shfaros 100 kilogramë drogë

Tufa e deleve bastis serën me kanabis, shfaros 100 kilogramë

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në rajonin Magnezia, në Greqi, ku një bari zbuloi se delet e tij kishin konsumuar gabimisht 100 kg kanabis.

Pas përmbytjeve shkatërruese që goditën zonën më të gjerë të Thesalisë, gjatë të cilave u dëmtuan edhe kullotat, një tufë delesh shkoi te një serë ku rritet kanabisi për qëllime farmaceutike, raporton portali TheNewspaper.gr.

Ndërkohë që kjo ishte një goditje e rëndë për pronarin e serës, për të cilin sikur te mos mjaftonin dëmet nga stuhia, u ndesh edhe me delet e “uritura për kanabis”.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kishim valë të forta të nxehtit dhe humbëm një pjesë të prodhimit. Kishim përmbytje dhe ato shkatërruan një pjesë tjetër. Dhe tani, pas gjithë kësaj, kemi një tufë delesh, e cila hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur, sinqerisht nuk di çfarë të them”, tha pronari i një ferme të licensuar kanabisi.