BALLKAN, 14 Gusht 2023, 15:46

Tronditet sërish Prishtina, regjistrohen të shtëna me armë

Tronditet sërish Prishtina, regjistrohen të shtëna me armë

Sërish Prishtina është tronditur nga të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhave Lladrovci”.  Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të plagosur.

Ndërkohë bëhet me dije se autori i dyshuar është shpallur në kërkim.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit  të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.