TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka telefonuar sot Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ka kërkuar që ai dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti të përmbahen nga hapat që do të shkaktonin përshkallëzim të tensioneve dhe që do të cënonin paqen dhe stabilitetin.
Me anë të një postimi në Twitter, Stoltenberg shtoi se NATO e KFOR janë vigjilentë mbi situatën.
“Fola me Vuçiçin dhe Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. NATO dhe KFOR mbeten vigjilent”, shkruan Stoltenberg.
Mediat serbe njoftuan se Vuçiç i tha Stoltenbergut se Prishtina po shkel brutalisht marrëveshjen e Brukselit me lëvizjet e saj të njëanshme, shkarkimin e komandantit të policisë serbe për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç dhe veprimet e paligjshme në lidhje me targat dhe refuzimi për të formuar Unionin e Komunave Serbe.
Ai shtoi se përkundër kësaj, Serbia përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe do të mbetet e përkushtuar ndaj saj, thuhet në një deklaratë nga zyra e presidentit.