TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër reagim nga Kosova vjen nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, i cili ka hedhur akuzua ndaj Serbisë. Sipas tij kjo e fundit ka shfaqur ‘padurim nacional’, kur më 9 qershor, institucionet serbe ndaluan shfaqjen e dy filmave shqiptarë, të financuar nga Qeveria e Kosovës.
Ministri Çeku tha se veprimi i autoriteteve serbe për të ndaluar shfaqjen është i “paprecedent dhe i papranueshëm”.
“Një ditë para shfaqjes së filmave, policia e Serbisë i merr në bisedë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave. Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës”, ka shkruar ministri Çeku duke shtuar se “ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional”.
Çeku me tej ka thënë se është gabim të mendohet se Serbia ka ndryshuar pasi siç ka shkruar ai, ndalimi i shfaqjes së filmave është bërë vetëm pse aktorët janë shqiptarë dhe filmi është mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës.
Më datë 9 qershor, Policia e Serbisë në Bujanoc, ka shoqëruar në stacion policor drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili, si dhe ka intervistuar aktorin Gani Veseli.
Me vendim të autoriteteve serbe filmat nuk do të mund të shfaqën deri në përfundim të hetimeve. Në Luginë të Preshevës ka pasur reagime të shumta pas ndalimit të shfaqjes së këtyre dy filmave.