BALLKAN, 9 Qershor 2023, 10:29

Eksperti amerikan: Kurti po tregon një shkurtpamësi të hatashme duke injoruar këshillat e SHBA-ve dhe BE-së   

Eksperti amerikan: Kurti po tregon një shkurtpamësi të hatashme

Për ekspertin amerikan, i cili ka qenë i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në negociatat izraelito-siriane dhe izraelito-palestineze në formatin “Track II” e njohur ndryshe si “diplomacie e kanaleve të pasme” Alon Ben – Meir, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke sfiduar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka treguar një dritëshkurtësi të hatashme.

Këtë shkurtëpamësi shefi i qeverisë së Kosovës, sipas ekspertit amerikan i cili është një njohës i mirë i dinamikave në Ballkanin Perëndimor, duhet ta korrigjojë në mënyrë imediate pasi duhet të majë qëndrim të mirë me aleatët e tij.

“Kurti duket se e injoron faktin se Kosova nuk ka këmbë aq të forta për të qëndruar pa mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar Ben – Meir në rrjetin e tij social në Twitter.